Blitz

 Breaking News

​Skandali – Ambasada çeke nuk pajis me pasaportë futbollistin e Skënderbeut

​Skandali – Ambasada çeke nuk pajis me pasaportë futbollistin e Skënderbeut
July 25
20:19 2017

Një rast i pastër diskriminimi është regjistruar sot nga ambasada çeke, e cila nuk ka pajisur me vizë sulmuesin nigerian të Skënderbeut, James Adeniyi, pasi skuadra korçare është duke udhëtuar drejt Çekisë nga aeroporti i Shkupit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi korçar përmes një deklarate ku thekson se asnjë lojtar nuk do të udhëtojë nëse James nuk pajiset me vizë.
Lajmërimi i klubit
Ambasada çeke nuk pajis me vizë James Adeniyi.
Skuadra është nisur sot drejt Shkupit ku do të qëndrojë një natë aty e më pas do të udhëtojë drejt Pragës. Në fakt, ky është programi që është menduar por nuk dihet nëse do të realizohet pasi lojtari i Klub Futboll Skënderbeu, James Adeniyi, nuk është pajisur me vizë kalimi. Absurde, një ndeshje e nivelit të tillë e futbollistët nuk udhëtojnë për arsye burokratike të cilat nuk duhet të ndodhin.

Pavarësisht ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme, ambasadorit shqiptar në Çeki, UEFA-s, ambasada çeke ende nuk i ka dhënë vizën e udhëtimit lojtarit tonë. Në këto kushte, klubi ka vendosur të qëndrojë në Shkup derisa James të marrë vizën. Jemi një familje e madhe dhe kemi arritur suksese falë grupit dhe harmonisë. Nuk mund t’i ndodhë askujt ky problem, ndaj nuk dëshirojmë të na ndodhë neve!

/Blitz.al/

Share