Blitz

 Breaking News

​Gjermani, shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

​Gjermani, shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës
July 16
19:05 2017

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Nurentingen të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës, duke i lënë ata të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në banesën e shqiptarëve.

Sipas mediave gjermane, një shqiptar 52-vjeçar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 45 vjeçe si dhe të dashurin e vajzës së tij.

Pas një zënke mes burrit dhe gruas, 52-vjeçari ishte larguar nga banesa për t’u rikthyer me një armë rreth orës 22:30 me orën lokale, raporton media gjermane “Bild”.

Priten në vijimësi detaje të reja mbi shkaqet që e çuan shqiptarin drejt këtij akti të rëndë, si dhe pritet zbulimi i identitetit të tyre. /Blitz.al/

Share