Blitz

 Breaking News

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është dobësi, jo burrëri”- Presidenca ngjyroset sonte portokalli

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është dobësi, jo burrëri”- Presidenca ngjyroset sonte portokalli
November 25
09:28 2018

Sot është dita ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për këtë ditë, në një kohë kohë kur raste të tilla vazhdojnë të jenë të jenë të shpeshta në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti shkruan ndër të tjera se dhuna ndaj grave është turp për shoqërinë dhe një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës.

Meta gjithashtu  ka njofuar se në këtë ditë, institucioni i Presidencës do të ngjyroset portokalli , duke u bërë kështu pjesë e fushatës botërore “të ngjyrosim botën portokalli”.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje’- shkruan Presidenti në statusin e tij të plotë në Facebook.

/Blitz.al/

Share