Blitz

 Breaking News

Dështoi në reformën e shëndetësisë, dorëhiqet qeveria finlandeze

Dështoi në reformën e shëndetësisë, dorëhiqet qeveria finlandeze
March 09
15:01 2019

E gjithë qeveria e Finlandës ka dhënë dorëheqjen pasi dështoi në një pjesë kyçe të reformës së shëndetësisë. Kryeministri Juha Sipila u shpreh se ishte “shumë i zhgjënjyer” nga rezultatet.

Qeveria e zotit Sipila do të funksionojë deri në zgjedhjet e planifikuara në prill. Shumë kundërshtarë politikë u shprehën se dorëheqja ishte e panevojshme vetëm një muaj përpara zgjedhjeve. Por një prej anëtarëve, Antti Kaikkonen argumentoi duke thënë se dorëheqja erdhi pas u kuptua se qeveria nuk mund të arrinte qëllimet.

“Nëse dikush më pyet çfarë do të thotë përgjegjësi politike, do të thoja që ky është një shembull.”- shkroi ai në Twitter.

Por cili është problemi me shëndetësinë në Finlandë?

Si shumë shtete të tjera të zhvilluara, Finlanda ka një popullsi në plakje që po vendos një presion financiar në sistemin e përkujdesjes sociale. Me rritjen e njerëzvë që jetojnë në pension, kostoja e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor për ta rritet. Këto kosto të rritura paguhen nga taksat e grumbulluara nga popullsia e aftë për punë- që përbën një përqindje më të vogël se në dekadën e kaluar.
/Blitz.al/

Share