Blitz

 Breaking News

Arrestohet një person në Bulqizë, në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj policit

Arrestohet një person në Bulqizë, në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj policit
April 27
15:21 2020

Arrestohet një person në Bulqizë, pasi në gjendje të dehur, prishi qetësinë e qytetarëve dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë ditës së sotme, në qendër të qytetit të Bulqizës, kanë konstatuar shtetasin H. D., 55 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Burrel, i cili ishte në gjendje të dehur dhe po prishte rendin dhe qetësinë publike” njofton policia.

Policia ka ndërhyrë për ta shoqëruar në banesë këtë shtetas, meqenëse ishte në gjendje të dehur dhe po prishte qetësinë publike, por ai i ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre.

Share