Blitz

 Breaking News

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë
April 07
14:30 2019

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Përplasja e fortë në autostradën mes Molfetta e Bitonto në Bari i ka marrë jetën dy shqiptarëve, një gruaje  56-vjeçe dhe një të moshuari 82 vjeçar, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik nga mediat italiane.

Përvec dy shqiptarëve, i plagosur nga mbetur dhe drejtuesi i mjetit tjetër, një polic 44 vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka qenë aq i fuqishëm sa burri ka dalë nga makina pas përplasjes, ndërsa gruaja ka mbetur e bllokuar brenda mjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca. Aksi ku ndodhi aksidenti u mbyll për kalimin e mjeteve të tjera për disa orë, ndërsa qarkullimi normal u mundësua vetëm mëngjesin e sotëm.

Burimi: BalkanWeb

Share