Blitz

 Breaking News

“Air Albania nuk ekziston më”- Deputeti i PD-së bën deklaratën e fortë dhe tregon se çfarë ndodhi me projektin

“Air Albania nuk ekziston më”- Deputeti i PD-së bën deklaratën e fortë dhe tregon se çfarë ndodhi me projektin
November 23
23:11 2018

Biznesmeni dhe deputeti i njohur i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, në një intervistë të gjatë rreth fëmijërisë, biznesit dhe jetësës së tij në Itali.

Ndër të tjera, ai foli edhe mbi ndërtimin e aeroportit në Vlorë, për të cilin ai votoi pro.

Në fillim të këtij viti, Shehaj në kundërshtim me vendimin e partisë së tij, e cila ishte kundër ndërtimit të aeroportit, votoi pro projektligjit.

Ai e konsideroi të domosdoshme ndërtimin e aeroportit, duke thënë se kjo do të ndihmonte ekonominë e qytetit të cilin ai përfaqëson në parlament.

Arian Çani e ka pyetur sot Shehajn se si ka reaguar pjesa tjetër e partisë pasi ai votoi pro ndërtimit, e në veçanti Sali Berisha.

“Ia fute kot, nuk bëre mirë që votove pro aeroportit, më tha doktori. Megjithatë unë mendoj që aeroporti i Vlorës do ishte shumë i mirë për atë qytet dhe për bregdetin se do sillte shumë përfitime”- tha Shehaj.

Deputeti  bëri gjithashtu edhe një deklaratë të fortë duke deklaruar se “Air Albania” nuk ekziston më.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë siç e kishin menduar ata sepse turqit mesa di unë janë tërhequr, e kam të sigurt, por nuk kam prova. Air Albania është zhdukur, nuk është më. Ka muaj që ka ikur. Kishin planifikuar t’ia jepnin me koncesion një kompanie turke në mënyrë skandaloze.”-u shpreh ai.

Agron Shehaj ndër të tjera është i njohur edhe për natyrën e tij filantropike. Para disa kohësh i ftuar në emisionin “Opinion”, ai deklaroi se gjatë gjithë kohës që do të jetë deputet rroga e tij do të shkojë në ndihmë të një familje në nevojë.

/Blitz.al/

Share