Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare, Trajneri De Biasi i thotë “PO” skuadrës spanjolle!

Zyrtare, Trajneri De Biasi i thotë “PO” skuadrës spanjolle!
September 22
13:23 2017

Ai ka qënë nje ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar pas arritjeve të mëdha që i solli ekipit tonë. Tashmë ne do ta shohim atë në drejtimin e një skuadre të re.

Gianni De Biasi  do të drejtojë  skuadrën e Deportivo Alaves në kampionatin spanjoll, La Liga. Ish- trajneri i Kombëtares shqiptare do të jetë tashmë përballë figuravë më të njohura si: Zinedine Zidane, Diego Simeona e shumë të tjerëve.

Vetë trajneri ka konfirmuar gjithçka sot për “Panorama Sport”.

“Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alaves dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, – ishin fjalët e De Biasit, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku edhe më parë ka qënë në drejtimin e Levantes.

Ish-tekniku i përfaqësueses ishte që prej qershorit të këtij viti në kërkim të një skuadre të re e tani atij i jepet rasti të tregojë të gjitha vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjozë. Ndeshja e radhës është ajo kundër Realit të Madridit, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do ta ndjekë nga pankina sepse koha për ta njohur ekipin është shumë e shkurtër. /blitz.al/

Shperndaje