Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare: Jose Mourinho është trajneri i ri i Manchester United!

Zyrtare: Jose Mourinho është trajneri i ri i Manchester United!
May 27
12:21 2016

Flitej prej kohësh se “The Special One” ishte në krye të listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester United.

Sot vjen edhe zyrtarizimi i shumëpritur nga tifozë të ekipit apo edhe të portugezit: Jose Mourinho është trajneri i ri i “Djajve të kuq”!
Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e klubit anglez, Mou ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, me një opsion të hapur deri në vitin 2020.

“Të bëhesh trajner i këtij klubi është një nder i madh. Manchester United është një skuadër e njohur dhe e admiruar në të gjitha vendet e botës. Këtu ekziston një magji dhe një pasion që nuk e gjen në asnjë vend tjetër”, – ishin fjalët e para të trajnerit portugez.

Nga drejtues të klubit është shprehur zëvendëspresidenti Ed Woodward:

“Jose është trajneri më i mirë në botë për momentin. Ka fituar trofe kudo dhe u ka marrë më të mirën futbollistëve të tij. Mbi të gjitha ai e njeh mirë “Premier League”-n, duke qenë se ka qenë në krye të Chelsea-t. Ne jemi të bindur se Mourinho është njeriu i duhur për t’i kthyer “Djajtë e kuq” në nivelin që i takon”.

Mouuuuuuu

Komento