Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Interi shkarkon De Boer. Holandezi: Mëkat që përfundoi kështu!

Interi shkarkon De Boer. Holandezi: Mëkat që përfundoi kështu!
November 01
13:44 2016

Tashmë është bërë zyrtare nga ana e klubit milanez. Frank De Boer është shkarkuar nga drejtimi i pankinës zikaltër, pas një periudhe tepër të shkurtër në drejtim prej vetëm 3 muajsh.

Për momentin, Interi do të drejtohet nga trajneri i Primaveras së të rinjve, Stefano Vecchi, që do të drejtojë në ndeshjen e Europa League kundër Southampton, deri në vendosjen e një tekniku tjetër.

Shkarkimi i De Boer pritej që pas humbjes së fundit përballë Sampdorias. Dhe tashmë është zyrtarizuar.

“Fc.Internazionale Milano bën me dije se sot ka shkëputur kontratën me trajnerin Frank De Boer.  Drejtimi i skuadrës do t’i besohet përkohësisht trajnerit të Primaverës (të rinjve të Interit) Stefano Vecchi, që do të drejtojë pankinën zikaltër në ndeshjen e Europa League përballë Southampton. Shoqëria falënderon Frank dhe stafin e tij për punën e kryer me klubin, duke i uruar atij më të mirën për të ardhmen. Informacione të reja për zgjedhjen e trajnerit të parë të skuadrës do të bëhen me dije në vijimësi”,- shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit. /Blitz.al/

inter

Ndërkohë holandezi ka shkruar në llogarinë e vet personale në instagram: “Mëkat që përfundoi kështu. Për të çuar përpara këtë projekt nevojitej më tepër kohë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë përgjatë kësaj kohe. Forza Inter”,- përfundon mesazhi i Frank.

instagram-de-boer

Komento
Shperndaje