Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zlatan Ibrahimovic tregon destinacionin e ardhshëm

Zlatan Ibrahimovic tregon destinacionin e ardhshëm
June 30
18:25 2016

Ishin të shumtë zërat që qarkullonin prej javësh, që thonin se destinacioni i ardhshëm i Zlatan Ibrahimovic do të ishte Manchester-i.

Por pavarësisht tyre, tifozëve të futbollistëve ju desh të prisnin deri në mbarimin e aventurës së Kombëtares Suedeze në Euro 2016 për të marrë konfirmimin.

Vetëm para pak minutash ka qenë vet Zlatan Ibrahimovic që ka deklaruar se do të jetë një futbollist i Manchester United për sezonin e ri.

“Është momenti që e gjithë bota ta marrë vesh. Destinacioni im i radhës është Manchester United”  – shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Pas eksperiencave të suksesshme në Itali, Spanjë e Francë, gjigandi suedez kërkon të lërë shenjë edhe në Premier League, aty ku do të vendoset nën urdhrat e portugezit Jose Mourinho.

ZlatanManch