Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zlatan Ibrahimoviç: Nga PSG-ja më mungon veç… paga!

Zlatan Ibrahimoviç: Nga PSG-ja më mungon veç… paga!
September 09
11:52 2016

Zlatan Ibrahimoviç nuk zhgënjen asnjëherë në deklaratat e tij; gjithmonë i sinqertë dhe… mendjemadh!

Pyetjes së “SRF” se çfarë i mungon më shumë nga Paris Saint Germain, ai i është përgjigjur:

“Paga që merrja atje, ja çfarë më mungon”.

Pavarësisht kësaj fraze, e cila me siguri është thënë me shaka, ai shton se ish-skuadra e tij mbetet e fortë dhe filozofia e tyre ka mbetur e njëjtë: të fitojnë gjithçka dhe të avancojnë sa më shumë në Champions League.

Gjithsesi, tashmë Ibra nuk ka më kohë të mendojë gjatë për të shkuarën, pasi këtë fundjavë e pret derbi me Manchester City-n.

“Duhet të punojmë shumë, të presim,  të jemi të durueshëm, më pas rezultatet do të vijnë!” – përfundon Zlatan, i cili pritet të jetë një nga protagonistët e këtij sezoni në Premier League. /Blitz.al/