Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zlatan Ibrahimoviç në krizë. Do të largohet nga Manchester United?

Zlatan Ibrahimoviç në krizë. Do të largohet nga Manchester United?
November 05
11:02 2016

Ndryshe nga sa të gjithë kishin menduar në fillim të sezonit, eksperienca e Zlatan Ibrahimovic në skuadrën e Manchester United nuk duket aspak pozitive, të paktën deri tani.

U bënë 6 ndeshjet e gjigantit suedez pa shënuar gol, gjë që mund të cilësohet një pafundësi, duke iu referuar mesatares së golave që sulmuesi shënon zakonisht.

Ka mjaftuar kjo dhe pozicioni i vështirë i “Djajve të kuq” në klasifikimin e Premier League-s për të shpërthyer zërat e parë për një largim të mundshëm në fund të sezonit. Sipas “The Mirror”, Los Angeles Galaxy është gati të hedhë hapa konkretë për të marrë Ibra-n, i cili mund ta mendojë seriozisht një transferim të tillë.

Suedezi nuk duket aspak i qetë, gjë që u dallua edhe në ndeshjen kundër Fenerbahce në Europa League, gjatë së cilës sulmoi mbrojtësin Simon Kjaer.

Gjithsesi, është ende herët për konfirmimin e zërave të largimit, aq më tepër kur e shkuara tregon se Zlatan nuk largohet kollaj nga një skuadër, nëse paga e re nuk është bindëse. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje