Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zlatan Ibrahimoviç: Jam lindur plak e do të vdes i ri!

Zlatan Ibrahimoviç: Jam lindur plak e do të vdes i ri!
April 11
19:31 2016

Jemi mësuar që sa herë flet Zlatan Ibrahimoviç të mos dëgjojmë kurrë fjalë banale.

Suedezi është duke shijuar sezonin e radhës si kampion i Francës dhe ecurinë e mirë në Champions League, ku këtë të martë do të tentojë që me Paris Saint Germain-in e tij të kalojë vështirësinë Manchester City.

Gjiganti, i cili këtë sezon ka shënuar deri 39 gola në 42 paraqitje në të gjitha kompeticionet, është në fund të kontratës me skuadrën franceze dhe pret të zgjedhë destinacionin e tij të radhës.

“Nuk jam ndierë kurrë kaq mirë. Ndiej se jam lindur plak e do të vdes i ri”, – është shprehur ai për UEFA-n.
Më tej vazhdon: “I vlerësoj momentet speciale pasi mendoj se gjithçka ndodh në kokë. Është një çështje mendore. Njeriu është i ri dhe i freskët aq sa beson se është dhe këtë gjë e kam provuar personalisht këtë sezon, duke realizuar gjërat që po bëj”.

Sulmuesi e ka gdhendur tashmë emrin e tij në legjendat e PSG-së, por ndërkohë që shumë ekipe në mbarë Europën presin ta kenë krah tyre, nuk është çudi që ai të vendosë të qëndrojë në Paris.

Kujtojmë se trofeu i Champions League është ai që e ka munduar shtatlartin suedez, pavarësisht se ka qenë pjesë e skuadrave më të mëdha të Europës, prej më shumë se 10 vitesh tashmë.
Këtë gjë shpreson ta arrijë këtë vit me skuadrën e tij.

“Unë luaj për trofe. Çfarëdo lloj trofeu mund të fitoj, unë do të jap gjithçka për t’ia arritur, do të sakrifikoj! Absolutisht po”, – e mbyll fjalën Zlatan.

Komento