Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zlatan Ibrahimoviç blen shtëpi në Manchester

Zlatan Ibrahimoviç blen shtëpi në Manchester
June 09
21:00 2016

Cila do të jetë skuadra e radhës e Zlatan Ibrahimoviç?

Sipas informacioneve që vijnë nga “Proto Group Ltd”, shoqëri që merret me akomodimin e personazheve VIP, si aktorë të Hollivudit apo futbollistë, mes të cilëve Cristiano Ronaldo, Messi, Alves etj., gjiganti suedez ka blerë një shtëpi në Manchester.

“Mund të konfirmojmë se me kërkesë të klubit kemi gjetur vendbanimin e radhës për futbollistin, në Manchester. Në fillim patëm disa vështirësi sepse ky qytet nuk është Parisi apo Milano dhe Zlatan nuk arrinte të kuptonte se stili arkitekturor nuk është i njëjtë”, – shprehen përfaqësues të shoqërisë.
Gjithsesi, ata kanë deklaruar me nota humori se sulmuesi mbeti i kënaqur nga një vilë e mrekullueshme me pishinë dhe një park të madh.

E pra, mesa duket nuk ka më dyshime se Ibrahimoviç do të vihet nën urdhrat e portugezit Mourinho te “Djajtë e kuq” duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Thuajse e sigurt kjo gjë, duke qenë se një ribashkim Zlatan-Guardiola tek City shihet i pamundur!