Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zinedine Zidane, polemika me presidentin francez Hollande

Zinedine Zidane, polemika me presidentin francez Hollande
October 17
17:58 2016

Fjalët e presidentit francez François Hollande e kanë shqetësuar jo pak trajnerin e Realit të Madridit, Zinedine Zidane.

“Fëmijë të llastuar dhe pa tru”, – është shprehur Hollande para pak ditësh për futbollistët, duke iu referuar edhe historisë “Valbuena-Benzema” të pak muajve më parë.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Zizu-së, i cili ka reaguar:

“Ishte një deklaratë jo e këndshme dhe fjalët e tij më bezdisën. Kritikat janë të pranueshme, por gjithçka tjetër për një futbollist nuk është e bukur”, – tha trajneri gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së radhës në Champions League mes Real Madrid dhe Legia Warszawa.

Polemika këto që e kanë prekur Zidane-n, por jo aq sa për ta shpërqendruar nga ndeshja e ditës së nesërme, ku Realit i duhet të marrë maksimumin për të tentuar kryesimin e grupit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje