Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zinedine Zidane: Morata qëndron në Madrid. Hazard? I përket Chelsea-t

Zinedine Zidane: Morata qëndron në Madrid. Hazard? I përket Chelsea-t
August 02
10:12 2016

Trajneri i Real Madrid nuk ka ndërmend ta lejojë sulmuesin Alvaro Morata të largohet, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave europiane.

Spanjolli u rikthye në “Santiago Bernabeu” për shumën e 30 milionë eurove, pas eksperiencës te Juventusi.

“Morata është një futbollist i Real-it. Ne jemi të lumtur që e kemi atë sërish këtu, në shtëpinë e tij. Ai do të mbetet një futbollist i yni”, – shprehet Zinedine Zidane për gazetarët.

Fjalë besimi këto nga Zidane, i cili i jep një sinjal spanjollit për të mos u tunduar nga ofertat e shumta, konkretisht nga Chelsea, që për disa muaj qëndron  pas sulmuesit për ta bërë pjesë të grupit të trajnerit Antonio Conte.

Zidane, gjithashtu, ka komentuar edhe zërat për një kalim të mundshëm të Eden Hazard në Madrid:

“Ka zëra për shumë futbollistë, të cilët mund të vijnë te ne. Hazard është një lojtar shumë, shumë i mirë. Sigurisht që klubet duan futbollistët më të mirë, por ai i përket Chelsea-t!” – shton Zizu. /Blitz.al/

Komento