Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zidane: Hakmarrje për 0-4? Lojtarët e mi e dinë se çfarë ka ndodhur (foto)

Zidane: Hakmarrje për 0-4? Lojtarët e mi e dinë se çfarë ka ndodhur (foto)
April 01
23:45 2016

Trajneri i Realit të Madridit ka thënë në konferencën për shtyp se do ta shijojë “El Classicon” e tij të parë.

“Ne jemi për t’i fituar të gjitha ndeshjet, jemi përgatitur shumë mirë gjatë gjithë javës. Na mungojnë disa lojtarë, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe do të provojmë si gjithmonë. Kur luajmë ka 3 pikë në lojë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar atje. Ka shumë personalitet në këtë ekip. Vijmë në këtë përballje në një moment shumë të mirë në të gjitha kuptimet. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë, një ndeshje që duam ta fitojmë”.

Shperndaje