Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zidane: Duhet të luajmë me mendje të ftohtë për të mposhtur Wolfsburg-un

Zidane: Duhet të luajmë me mendje të ftohtë për të mposhtur Wolfsburg-un
April 12
19:34 2016

Trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Wolfsburg-un është shprehur se lojtarët duhet të luajnë të qetë dhe me mendje të ftohtë dhe se nuk do ta fitojnë ndeshjen për 10 apo 15 minuta.

“Kjo është një ndeshje e madhe, ku duhet të japim maksimumin tonë për të përmbysur rezultatin, do të jetë akoma më e vështirë nëse Wolfsburg-u shënon por mund të ndodhë. Duhet të jemi shumë të përqendruar që nga minuta e parë. Na duhet të shënojmë, por kemi 90 minuta ndaj duhet të jemi të duruar.
Tifozët duan ta shohin ekipin e tyre të luajë mirë dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë sonte. Rezultati i ndeshjes së parë e bën akoma më të komplikuar këtë ndeshje, por gjithashtu edhe më emocionuese. Ne i duam tifozët tanë sepse e dimë se sa të rëndësishëm janë, sidomos në stadiumin tonë. Kërkojmë mbështetjen e tyre nga minuta e parë deri në fund”.

Shperndaje