Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhgënjen Spanja me tjetër barazim, kësaj here kundër Rumanisë

Zhgënjen Spanja me tjetër barazim, kësaj here kundër Rumanisë
March 27
23:02 2016

Kombëtarja spanjolle e Vincente Del Bosque ka zhgënjyer në transfertën përballë Kombëtares së rumanisë, ashtu si edhe kundër Italisë në ndeshjen e parë miqësore. Në fushë ekipi nuk bind, jepet ideja që nuk është akoma Spanja e vërtetë, me një lojë të dobët me shumë pak emocione përballë një kundërshtari jo shumë të fortë. Duhet theksuar fakti që në ndryshim nga ndeshja e parë miqësore kundër Italisë, në miqësoren e sotme Del Bosque përdori rotacion duke iu dhënë shansin edhe shumë lojtarëve të rinj për të luajtur apo për të provuar skema të reja. Gjithsesi për Del Bosque mbetet shumë punë për të bërë deri në fillimin e Euro 2016 në Francë  e mbase me kthimin e Busquets, Iniesta apo edhe Diego Costas gjithçka do të ndryshojë për mirë.

Shperndaje