Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare!

Zbulohet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare!
March 27
11:53 2019

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave që mund të pasojnë italianin në pankinën e kuqezinjve.  Por Panorama Sport raporton se 73-vjeçari Edi Reja, ka arritur një akord paraprak për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Trajneri i ri i Kombëtares është piketuar dhe thuhet se ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gjithçka ka ndodhur në “shtëpinë e Skënderbeut”, ku edhe ka qëndruar ekipi kombëtar i grumbulluar. Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin për të diskutuar edhe detaje të marrëveshjes, çështjeve që kanë të bëjnë me drejtimin e Kombëtares dhe shumë gjëra të tjera./Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje