Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhudo – Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës

Xhudo – Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës
April 21
19:52 2016

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur sërish të triumfojë dhe të shpallet fituese në Kampionatin Europian të xhudos, që u zhvillua në Rusi.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, ajo ka mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto, për të fituar titullin e dytë europian në karrierë.

Pas triumfit, ajo shprehet e emocionuar për arritjen e  saj:

“Jam shumë e lumtur. Ndihem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua, jo vetëm fizikisht por e dhe psikologjikisht, sepse duhet të kthehesh siç ishe. Kjo tregon se tani jam rikthyer!”

Ajo që i bëri të gjithë shqiptarët të emocionoheshin përveç shpalljes së Majlindës kampione ishte edhe ngritja e flamurit Kosovar dhe nderimi i himnit në Rusi, çështje aq shumë e debatuar kohët e fundit!
Kujtojmë se Rusia është një nga shtetet e pakta që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

 

Ushtaret Majlinda

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje