Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xavi: Mourinho kërkon luftë, jo futboll!

Xavi: Mourinho kërkon luftë, jo futboll!
October 25
10:54 2016

Përballja mes Chelsea-t dhe Manchester United në fundjavë, e përfunduar me rezultatin 4 me 0 për blutë e Londrës, shkaktoi shumë polemika.

Përveçse u konfirmua momenti “i errët” i skuadrës së Jose Mourinho-s, komunikimi mes tij dhe Antonio Conte-s në fundin e ndeshjes, për mënyrën e festimit të italianit ndezi debatin në mbarë Europën.

Një ndër njerëzit e botës së futbollit, të cilët janë shprehur për fjalët e portugezit, ka qenë edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi.

Nuk është kursyer aspak Xavi me fjalët e tij, duke u shprehur se Mourinho kërkon të bëjë luftë në vend të futbollit, në rastet kur gjërat nuk shkojnë ashtu si ai dëshiron.

“Ndonjëherë, kur gjërat nuk shkojnë mirë për Mou-n, ai kërkon luftë, jo futboll, njësoj si kur ishte te Real Madrid. Shpresoj që këtë gjë mos ta shohim edhe në Angli”, – ka thënë futbollisti i Al Sadd në Katar për “The Special One”, për të cilin mesa duket nuk gëzon një mendim pozitiv, që nga koha kur ai drejtonte Realin e Madridit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje