Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wayne Rooney “firmos” largimin nga Kombëtarja

Wayne Rooney “firmos” largimin nga Kombëtarja
August 30
16:01 2016

Wayne Rooney deklaron se do të tërhiqet nga Kombëtarja Angleze pas Kupës së Botës në Rusi, në vitin 2018.

Ai do të mbajë shiritin e kapitenit në rrugëtimin e skuadrës drejt Rusisë, duke filluar që nga ndeshja kualifikuese kundër Sllovakisë, këtë të diel.

“Kam pasur një karrierë të mrekullueshme ndërkombëtare dhe kam shijuar çdo minutë, por çdo gjëje i vjen fundi. Nuk jam i vjetër, por jam 30 vjeç. Pas Rusisë do të vijë koha t’u them lamtumirë paraqitjeve me Kombëtaren”, – shprehet sulmuesi i Manchester United.

“E kam nisur aventurën në Kombëtare që 17 vjeç, pra në Botërorin e Rusisë do të kem bërë plot 15 vjet me Anglinë. Kaq janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund”, – shton ai.

Kujtojmë se Rooney është golashënuesi më i mirë i Anglisë me 53 gola. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje