Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wanda Nara: Rinovimi i Icardi-t? Gjithçka e kryer…

Wanda Nara: Rinovimi i Icardi-t? Gjithçka e kryer…
October 03
16:57 2016

A do ta rinovojë Mauro Icardi kontatën apo do të largohet nga Inter?

Kjo ka qenë një nga dilemat më të mëdha të verës për skuadrën e Milano-s, por duket se ka ardhur momenti i fundit i telenovelës.
Të paktën këtë gjë thotë partnerja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara. Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “Ansa”, ajo është shprehur:

“Mendoj se tashmë është gjithçka e kryer. Nuk e di nëse është një çështje që mbyllet brenda pak ditëve, por ne jemi të kënaqur!”

E pra, historia e Icardi-t tek Inter do të vazhdojë, e kur e thotë Wanda, tifozë duhet të rrinë të qetë… /Blitz.al/

Shperndaje