Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/foto) Pamje të rënda, gjimnasti francez thyen këmbën në “Rio 2016”

August 07
10:18 2016

Gjimnasti francez Samir Ait Said është dëmtuar keq në këmbë ditën e parë të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Siç paraqitet në foto bëhet fjalë për një thyerje të këmbës së majtë pas një kërcimi së larti. Nga rënia, këmba është thyer në një mënyrë të tmerrshme. Said ka marrë ndihmën e shpejtë të mjekëve dhe është transportuar me barelë.

Sportisti 26-vjeçar ka marrë pjesë edhe më herët  në arenat e lojërave olimpike. Në vitin 2013, në Kampionatin Europian ai fitoi medalje ari, ndërsa në 2015-n medalje argjendi. Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur Said dëmtohet pas kërcimit së larti./Blitz.al/

Shperndaje