Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/foto) Lojërat Olimpike: Emocionet e parakalimit të Shqipërisë dhe Kosovës!

August 06
09:31 2016

Është zhvilluar pas mesnate ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Rio të Brazilit. Një hapje spektakolare, ku dominonin ngjyrat, efektet e dritave dhe muzika e lartë. Përfaqësohen në këto Lojëra Olimpike 206 shtete, si dhe skuadra e refugjatëve, që është risia e këtij viti.

Megjithatë, përveç magjisë së natës së parë, pjesa më e veçantë për të gjithë shqiptarët është përfaqësimi i Shqipërisë dhe Kosovës. Përkatësisht, Shqipëria përfaqësohet me 6 sportistë, ndërsa Kosova me 8.

Datat kur mund të shikoni përfaqësuesit shqiptarë sipas sporteve ku ata garojnë janë këto:

SHQIPËRIA

7 gusht – peshëngritje – Evangjeli Veli

9 gusht – peshëngritje – Briken Calja

9 gusht – 50 metra i lirë (not)– Sidni Hoxha

10 gusht – 100 metra stil i lirë (not) – Nikol Merizajt

12 gusht – vrap 1500 metra – Luiza Gega

12 shtator – kërcim së gjati – Izmair Smajla

KOSOVA

6 gusht – shënjtari – Urata Rama

6 gusht – çiklizëm – Qendrim Guri

7 gusht – xhudo – Nora Gjakova

7 gusht – not – Rita Zeqiri

8 gusht – xhudo – Majlinda Kelmedi

11 gusht – not – Lum Zhaveli

/Blitz.al/

 

Shperndaje