Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/Ekskluzive) Kjo është gjëja më romantike që mund të ndodhë në një fushë futbolli

(Video/Ekskluzive) Kjo është gjëja më romantike që mund të ndodhë në një fushë futbolli
October 16
17:38 2016

Fushat e futbollit i kemi parë gjithmonë si vendi ku luhet vetëm futboll apo mund të zhvillohen koncerte e veprimtari të ndryshme argëtuese, por rrallë herë, për të mos thënë fare, një ceremoni martesore.

Siç ishte bërë e ditur edhe më parë, zëvendëskapiteni i ekipit të Tiranës, Gent Muça, këtë fundjavë i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e djeshme e pamë të merrte bekimin  në xhami, kurse sot ai ka marrë bekimin e tifozëve bardhë e blu para ndeshjes Tirana-Skënderbeu.

Muça ka zgjedhur që celebrimin e martesës ta bëjë brenda stadiumit “Selman Stërmasi”, në prani të qindra “fanatiksave” dhe tifozëve korçarë. Një detaj që nuk mund të lihej pa u vënë re ishte se Genti gjatë ceremonisë mbante veshur uniformen e skuadrës dhe jo kostumin e dhëndrit siç ndodh në çdo ceremoni martesore.

Në videot e siguruara nga Blitz.al mund të shihet atmosfera e ndezur e tifozëve kryeqytetas, teksa zv.kapiteni kryen procedurat e ceremonisë. Sigurisht, nuk mungojnë as duartrokitjet dhe brohoritjet në nder të 29-vjeçarit. Më pas para fillimit të ndeshjes ai ka shpërndarë llokume për të gjithë tifozët të cilët i uruan zëvëndës kapitenit “fitore dhe një ketë të lumtur”.

Ashtu siç e do tradita, edhe ne i themi “Urime!” Gentit dhe bashkëshortes së tij. /Blitz.al/

 

 

 

gentian-mucamuca-1-650x380

 

Shperndaje