Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Trajneri gjerman ka vese shumë të shpifura…

(Video) Trajneri gjerman ka vese shumë të shpifura…
June 13
15:58 2016

Mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 është mbajtur ndeshja e rradhës në Kampionatin Europian Francë 2016, midis Gjermanisë dhe Ukrainës. Mirëpo, përveç kësaj panorame të përgjithshme, duket se kamerat e shumta të instaluara në stadiumin ku zhvillohej ndeshja kanë bërë të kapen disa çaste të sikletshme të trajnerit gjerman, Joachim Low. Pavarësisht pamjes së tij serioze, të qetë dhe strikte duket se ky i fundit nuk ka qenë dhe aq shumë në kontroll të vetes, aq sa ka harruar efektin kamer dhe ka bërë disa gjeste tejet intime. Gjatë Kampionatit Botëror në Brazil 2014, të gjithë e mbajnë mend një video që qarkulloi nëpër rrjete sociale ku trajneri gjerman krruante hundën por duket se ka bërë disa gjeste akoma më të sikletshme këtë herë.

Këto gjeste janë lidhur së bashku në një video që tanimë gjendet në Youtube, e nga ku mes të qeshurash dhe batutash komentuesit janë argëtuar me pamjet filmike. Në fakt më tepër sesa argëtuese, këto pamje janë të shpifura ndaj nëse nuk e keni problem të shikoni pamje të tilla mund ti ndiqni në video-n më poshtë, por ajo që ne ju garantojmë është se pas këtyre pamjeve nuk do ta shikoni më njëlloj Joachim Low-n…

Shperndaje