Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Talenti shqiptar Fabian Duro tërheq vëmendjen e zv.trajnerit të Bayern-it

(Video) Talenti shqiptar Fabian Duro tërheq vëmendjen e zv.trajnerit të Bayern-it
October 15
11:39 2016

E famshmja “Daily Mail”, në versionin online, i ka kushtuar një shkrim zëvendëstrajnerit të Bayern Munchen-it, Paul Clement, i cili duke shëtitur në rrugët e qytetit ka ndaluar për të filmuar një të ri, i cili ka qenë duke treguar aftësitë e tij me topin në mes të turmës së njerëzve.

Clement është impresionuar nga talenti i “freestyler”-it, pa e ditur se cili është ai. Në shkrim,  “Mail Online” nuk e përmend asnjëherë djaloshin, i cili në fakt është Fabian Duro, “freestyler”-i shqiptar.

“Aftësi!” – shkruan ndihmësi i Carlo Ancelotti-t në Twitter, krahas videos së Fabianit duke performuar.

Një rastësi e bukur kjo për talentin shqiptar, i cili po mundohet të tregojë aftësitë e tij jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë ku sporti që ai ushtron është shumë i zhvilluar. /Blitz.al/

Shperndaje