Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shihni se si huliganët rusë terrorizojnë njerëzit e Marsejës

(Video) Shihni se si huliganët rusë terrorizojnë njerëzit e Marsejës
June 14
13:25 2016

Sporti, sidomos futbolli, zakonisht i bën njerëzit bashkë për t’u argëtuar, por ndeshja midis përfaqësueseve të Rusisë dhe Anglisë nuk kishte të bënte fare as me të bërin bashkë të njerëzve dhe as me argëtimin.

Në një video të publikuar nga DailyMail tregohet dhuna e ushtruar nga huliganët rusë ndaj tifozëve anglezë në Marsejë.

Qindra rusë shihen në video duke mbajtur karrige dhe sende të  forta, me të cilat dhunonin tifozët e skuadrës kundërshtare, si dhe duke shkatërruar ambientet përreth.

Në video mund të dallohen lehtësisht edhe disa tifozë pa ndjenja që lihen të shtrirë në mes të shesheve, por ajo që bie në sy është dhuna që ushtrohet nga personi që po xhiron.

Videoja është xhiruar me një kamera GoPro dhe gjendet në Youtube, e postuar nga një prej huliganëve rusë.

Etiketimet
Shperndaje