Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Sadiku, “sherr” për penalltinë

(VIDEO)  Sadiku, “sherr” për penalltinë
November 25
13:21 2016

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një incident me Rodrigues, shokun e tij të skuadrës te Zyrihu, skuadra ku ai luan.

Në minutat e fundit të takimit përballë Villareal, të vlefshme për kompeticionin e vogël europian Europa League, Zyrihu fitoi një penallti dhe Sadiku me Rodrigues janë grindur me njëri-tjetrin se kush do ta gjuante penalltinë.

Rodrigues ia mori topin nga dora Sadikut që po bëhej gati të gjuante, ndërkohë që sulmuesi ynë fillimisht nuk është pajtuar me këtë vendim, por më pas ka hapur rrugë.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës ka sqaruar episodin, duke thënë: “Penalltitë i kemi të përcaktuara, por të dy futbollistët u aktivizuan në pjesën e dytë, ndaj ndodhi ngatërresa”. /Blitz.al/

Në këtë link mund të shikoni episodin me video.

 

Komento
Shperndaje