(Video) Regbi – Martinez dënohet me 99 vite skualifikim! Ja pse…

April 05
11:03
2016
Vërtet shokuese ajo që ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të Kampionatit Argjentians të regbisë.
Cipriano Martinez, lojtar i skuadrës Pucara, ka goditur fort me shkelm në fytyrë një prej kundërshtarëve.
Për këtë arsye, Federata Argjentinase e Regbisë ka përdorur “dorën e rëndë”, duke e dënuar Martinezin me plot 99 vite skualifikim nga çdo aktivitet.
Një gjest i papranueshëm ai që do të shihni në videon më poshtë, që e bën të drejtë edhe një dënim të këtyre përmasave.
Fatmirësisht, Juan Masi, lojtari i San Aldanos i cili pësoi goditjen në fytyrë, është në gjendje të mirë.