Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Premtim i mbajtur, trajneri i Shakhtarit paraqitet në konferencë shtypi i veshur si Zorro

(Video) Premtim i mbajtur, trajneri i Shakhtarit paraqitet në konferencë shtypi i veshur si Zorro
December 07
14:55 2017

Çdo premtim duhet mbajtur. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një kualifikim në Champions League. Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseka, në konferencën për shtyp në “San Paolo”, më 20 nëntor, kishte premtuar se do të shfaqej me  maskën e Zorros, nëse do të kalonte grupin.

Dhe kështu ndodhi ai e mbajti premtinin që kishte dhënë përpara nisjes së fazës së grupeve. Në mbrëmjen e djeshme, pasi ekipi ukrainas e arriti këtë , Paolo Fonseca u shfaq përpara gazetarëve me maskën e Zorros dhe me pelerinë kapele.

Ukrainasve u duhej vetëm një pikë që të shkonin në fazën e eliminimit direkt, por ata morën një fitore të madhe me rezultatin 2-1 kundër Manchester City-t.

“Kjo është konferenca për shtyp më e lumtur e jetës sime. Jo vetëm tifozët tanë duhet të ndihen krenarë, por gjithë ukrainasit”, tha ai. /Blitz.al/

Shperndaje