Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një mesazh motivues nga Messi

April 29
20:30 2016

Lionel Messi ka realizuar reklamën e kompanisë së pijes energjike “Gatorade”, një reklamë shumë e bukur, por mbi të gjitha shumë motivuese, e cila na tregon se kurrë nuk duhet të dorëzohemi, çfarëdo vështirësie që të na dalë ne jetë. Duhet ta besojmë vërtet se mund të arrijmë gjithçka në jetën tonë

Ky është mesazhi i plotë që përcjell Messi me anë të kësaj reklame:

Thonë se Messi nuk flet shumë, e kanë gabim, ai flet me atë që bën në fushë e vetëm duke e parë ne arrijmë të kuptojmë se çfarë thotë ai. Kështu që njerëz, mos u dorëzoni kur jeta ju godet, mundohet t’ju rrëzojë! Mos u dorëzoni kur këmbët mezi ju mbajnë dhe mushkëritë i ndjeni të rënda! Mos u dorëzoni kur keni çdo arsye për t’u mposhtur!  Nuk mund t’i bësh të gjithë për vete kur je “përtokë”. Nuk mund t’i bësh të tjerët të besojnë kur je “i rrëzuar”. Messi po e përhap këtë fjalë në të gjithë botën! Mos lejoni gjërat e jashtme të jenë më të forta se ato që keni brenda vetes. Sepse jeta ka rezervuar shumë për ju nëse thjesht nuk dorëzoheni.

Komento
Shperndaje