Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ndeshja më e rëndësishme e historisë së UFC përfundon me” sherr”, zbuloni arsyet

(Video) Ndeshja më e rëndësishme e historisë së UFC përfundon me” sherr”, zbuloni arsyet
October 07
14:17 2018

Mbrëmjen e djeshme në Las Vegas u zhvillua ajo që konsiderohej si ndeshja më e rëndësishme e historisë së UFC. Ju që jeni ndjekës dhe fansa të këtij sporti me siguri nuk e keni humbur duelin Khabib Nurmagomedov vs Conor McGregor, për të tjerët një përshkrim I shkurtër. Sporti I UFC vë përballë dy kundërshtarë të cilët ndeshen midis tyre me aftësitë që zotërojnë në mundje, boks, karate, kickbox apo arte marciale të përziera. Dy “luftëtarët” ndeshen brenda një kafazi në disa raunde dhe ka pak për mos thënë aspak rregulla. Ndeshja e djeshme ishte aq e rëndësishme sepse përballë ishin Conor Mcgregor ish kampioni i divizioni të pëshave të lehta dhe padyshim një nga sportistët më të njohur në planet dhe Khabib, kampioni aktual që përfaqsson luftëtaret kokulur dhe modestë.

Ndeshja në vetvete nuk pati shumë histori me Khabib që ju shmang teknikës së McGregor, i cili njihet për goditjet e shpejta dhe strategjinë për të nxjerrë në knockout kundërshtarët që në raundet e para. Në 4 raundet që zgjati “luftimi” kampioni aktual ja doli të mbërthente disa herë irlandezin që kishte përballë nga këmbët dhe duart derisa në raundin final e detyroi të dorëzohej. Por në vend që të festonte për këtë fitore të madhe Khabib pasi pa McGregor në tokë, u drejtua nga stafi dhe trajnerët e tij. Si asnjëherë më parë ai kapërceu kafazin e luftimit dhe filloi ti sulmonte, e sikur të mos mjaftonte kjo shokët dhe vëllai i rusit hynë në kafaz për të sulmuar irlandezin e dorëzuar. Skenat kishin dhunë dhe sherr dhe kjo ishte një nga mbylljet më të shumtuara e në të njejtën kohë me spektakolare që kishte parë sporti.


Drejtuesi i federatës UFC, Dana White, pasi sportistët dhe ata që u përfshinë në sherr u shoqeruan nga sigurimi dhe policia jashtë  skënës së luftimit, pranoi për mediat e pranishme që Khabib nuk ju dha titulli i kampionit për shkak të veprimeve të tij dhe sepse nuk donin që publikun me shumicë irlandeze ta provokonin më shumë dhe ta bënin gjendjen akoma më të rëndë. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme u zbuluan dhe arsyet pse sportistët u përfshinë në këtë rrëmujë. Fituesi I duelit i kërkoi falje federatës dhe policisë për shqetësimet që shkaktoi por gjithashtu u shpreh “Nuk e kuptoj pse flisni vetëm për faktin që unë kapërceva kafazin, McGregor ka ofenduar familjen, babin tim, njerëzit e mi për ditë me rradhë. Foli keq për fenë time, sulmoi autobusin ku isha unë dhe disa sportistë të tjerë dhe nuk u dënua. Prandaj nuk mund ta përmbaja veten dhe mbajta premtimin tim që nuk do I shtrëngonim duart pas ndeshjes”. Kujtojmë që irlandezi njihet për fjalët dhe ofendimet që bën për kundërshtarët para ndeshjeve dhe për sjelljen jo të zakontë. Por ndërkohë që herët e tjera ai ka dalë fitimtar kësaj rradhe jo vetëm që humbi në dyluftim por mesa duket ai tani që kishte përballë, nuk toleroi as sjelljen dhe ofendimet personale.

Nuk dihen ende masat që do merren për Khabib dhe stafin e tij por flitet që mund ti hiqet mundësia herë tjetër për të marrë vizën amerikane, përveç gjobave që do të paguajnë. Ndërkohë Conor nuk ka dalë ende në një deklaratë por me ane të të një postimi në Instagram ka thënë “Unë do të kthehem”, duke i dhënë shpresë fansave të tij dhe tifozëve të sportit për një rindeshje të mundshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje