Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mbyll karrierën e tij si futbollist Ricardo Kakâ , përlotet gjatë lamtumirës

(Video) Mbyll karrierën e tij si futbollist Ricardo Kakâ , përlotet gjatë lamtumirës
October 16
19:23 2017

Ndeshja midis Orlandos dhe Columbus Crew ka qënë e fundit për brazilianin Ricardo Kaka me skuadrën e Floridas. Ai ka lujatur tre sezone ne MLS dhe në një konferencë ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën e cila skadon në dhjetor të këtij viti.

“I ndjej 35 vitet, pas ndeshjeve ndjej dhimbje, ndaj më duhet ta lë futbollin. E ardhmja? Duke parë Zidan, them të ndjek kurset e trajningut”, kështu  është shprehur  disa ditë më parë Kaka, fitues i “Topit të Artë” me Milanin.

Mesfushori që shkëlqeu me kuqezinjtë, duke fituar titull e Champions, e ka mbyllur karrierën dhe gjatë ceremonisë së lamtumirës ka shpërthyer në lot. Ai është duartrokitur nga gjithë tifozët para ndeshjes, e tani ndoshta në Milano kanë nisur të ëndërrojnë që Kaka t’i drejtojë nga bankina…

/Blitz.al/

 

 

 

 

Shperndaje