Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Marrëdhënia e çuditshme e Alexis Sanchez me qentë e tij “shokon” fansat

(Video) Marrëdhënia e çuditshme e Alexis Sanchez me qentë e tij “shokon” fansat
April 30
14:15 2016

Historia e dashurisë së futbollistit të Arsenalit, Alexis Sanchez, me dy qentë e tij, duket se po bën xhiron e internetit.

Në videon e fundit të hedhur në profilin e tij në Instagram, kiliani ka postuar një kolazh fotografish të vetat me dy qentë, Atom dhe Humber, të shoqëruar në sfond nga kënga e Bryan Adams, “Please forgive me”.

Një dedikim që i ka lënë disi të shtangur ndjekësit, të cilët janë habitur nga mënyra se si futbollisti i Arsenalit e shpreh dashurinë që ka për ta.

Sanchez poshtë videos së publikuar ka shkruar edhe frazën: “E meta e vetme e qenve është se mbështeten te njerëzit”.

Në fakt, këto dalje të sulmuesit mund të duken disi larg profesionit të tij, ama ndjekësit e tij më të mëdhenj e dinë shumë mirë se sa i dhënë është ai pas qenve. Madje, një ditë ai i ka marrë me vete edhe në qendrën stërvitore të Arsenalit.

The only flaw in dogs is that they rely on human beings … 🐶🐶🏃🏻❤️

A video posted by Alexis Sanchez (@alexis_officia1) on

Shperndaje