Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Maradona, tifozëve napolitanë: Napoli im do ta mposhtte 4-0 këtë Juventus

(Video) Maradona, tifozëve napolitanë: Napoli im do ta mposhtte 4-0 këtë Juventus
October 30
16:47 2016

Sa herë që flitet për një përballje të madhe si ajo e djeshmja mes Juventus-it dhe Napoli-t, Diego Armando Maradona nuk lë rast pa dhënë komentin e tij, edhe pse feston ditëlindjen.

Nga shtëpia e tij në Dubai, me rastin e 56-vjetorit të lindjes, argjentinasi ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video për të falënderuar të gjithë ata që e kishin uruar.

“Jam i trishtuar sepse Napoli u mund. Por ju siguroj se Juventus-i i sotëm përballë Napoli-t të kohës sime do të humbiste 4 me 0”, – thotë ndër të tjera Maradona.

Gjithashtu, në fund ai nuk mund të linte pa përmendur edhe emrin e Higuain, i cili në merkaton e verës kaloi nga Napoli te kampionët e Juventus-it.

“Nuk më intereson ajo që bëri. Unë nuk e kam tradhtuar kurrë fanellën e Napoli-t”, – shprehet ai, duke sulmuar kështu jo drejtpërdrejt Higuain. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje