Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këto janë historitë që ëndërrojnë fansat e futbollit

March 27
16:47 2016

Jamie Vardy shfaq gjithë magjinë e futbollit në një emër të vetëm. Vetëm para 4 vjetësh ai punonte në fabrikë, ndërkohë që tani drejton një “bandë” të panjohurish, të cilët kryesojnë Premier Ligën dhe  prezantohet me një super gol, me thembër, që në ndeshjen e parë me Kombëtaren Angleze, në miqësoren me Gjermaninë.

E pabesueshme sa i bukur është futbolli i pastër, ai që na ka bërë të dashurohemi në vegjëli, kur nuk kuptonim anën e errët të tij, anën e shifrave stratosferike, që ka ngrënë një shuplakë nga Vardy dhe Leichster City i varfër, i cili kryeson pa miliona, por me zemër, duke tronditur miliarderët konkurrentë të cilët e ndjekin nga pas. Nuk ka futbolldashës në botë që të mos i simpatizojë këta djem, të cilët kryesojnë kampionatin me rroga qesharake, të drejtuar nga italiani Ranieri, që ka ditur të nxjerrë anën më të mirë të ekipit të tij.

Sigurisht që ofertat milionere kanë qenë të menjëhershme për yjet e panjohur të Leichter City-t, duke bërë të tronditen tifozët për një largim të mundshëm të idhujve të tyre, në dritaren e merkatos. Përveç ofertave nga Barcelona, PSG dhe Manchester City, për Vardy-n dhe Mahrez, oferta ka pasur edhe për trajnerin Ranieri.

Të shpresojmë që ëndrra të vazhdojë dhe këta heronj t’i shikojmë së bashku edhe vitin tjetër.

VARDY

2005:   Punëtor në fabrikë

2011:   Luante në kategorine e 5-të

2012:   Luante në kategorinë e 3-të

2015:   Shënon 19 gola në Premier Liga

2016:   Shënon golin e parë, me Kombëtaren Angleze, kundra Gjermanisë.

Komento
Shperndaje