Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Iguana parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Francë

(Video) Iguana parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Francë
June 14
15:30 2016

 

Me fillimin e Kampionatit Europian të Futbollit EURO 2016, të gjithë janë fokusuar  te ndeshjet, sidomos ato në të cilat luan Kombëtarja Shqiptare. Pas Zvicrës, kuq e zinjtë do të ndeshen në Marsejë me Francën.

Të gjithë janë duke bërë parashikimet e tyre pasi ndeshja që do të zhvillohet nesër është shumë e rëndësishme për ne si një hap më pranë kalimit të fazës së grupeve. Iguana  Arang ka bërë parashikimin e saj duke konkluduar se kjo ndeshje do të përfundojë me barazim mes dy skuadrave. Siç dhe shihet në video, zvarraniku ka zgjedhur të konsumojë ushqimin në pjatën ku dy flamujt e skuadrave ishin krah njëri tjetrit. Nuk është hera e parë që dalin video të tilla pasi dhe kampionatin e kaluar një oktapod parashikoi shumë ndeshje të Europianit. Ndiqni videon në vijim se si Iguana Arang jep rezultatin  e saj për një nga ndeshjet e EURO 2016.

Arang le Varan pronostique France – Albanie by francefootball

Komento
Shperndaje