Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Euro 2016 – Tifozët irlandezë, serenatë vajzës franceze. Ja si reagon ajo…

(Video) Euro 2016 – Tifozët irlandezë, serenatë vajzës franceze. Ja si reagon ajo…
June 20
17:01 2016

Tifozeria irlandeze konfirmohet si një nga më të mirat (pas asaj shqiptare, sigurisht) e Euro 2016.

Edhe pse Kombëtarja e tyre nuk pozicionohet në vendin ideal në grup, tifozët vazhdonë të dhurojnë spektakël e të kënaqin këdo që i ndjek.
Pasi bënë edhe policët francezë të këndojnë, ndihmuan një burrë të ndërronte gomën e makinës, këtë herë janë treguar më romantikë se kurrë.

Ashtu siç do të shihni në videon më poshtë, irlandezët, të shumtë në numër kanë rrethuar një vajzë franceze dhe i këndojnë një serenatë ‘për ta bërë për vete’. Nuk ka rezultuar aspak e kotë tentativa e tyre, pasi vajza e emocionuar, në fund të këngës i ka dhuruar një puthje njërit prej tifozëve, duke shkaktuar brohoritje të shumta, si ato pas një goli vendimtar…

Komento
Etiketimet
Shperndaje