Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) E mbani mend atletin që theu këmbën në Rio? Kjo është gjendja e tij sot…

(Video) E mbani mend atletin që theu këmbën në Rio? Kjo është gjendja e tij sot…
August 12
09:47 2016

Saimir Ait Said, gjimnasti francez i cili theu këmbën gjatë garës sportive, video e të cilit u shpërnda në masë në rrjete sociale, është duke u rikuperuar dhe ka hedhur hapat e parë.

Sigurisht që dëmtimi që sportisti pati në këmbë ishte i rëndë, kjo dukej edhe nga pamjet. Megjithatë, sot, 6 ditë pas këtij incidenti, Said ka përfunduar me sukses operacionin e këmbës. Edhe pse do ende kohë që ai të mund të eci sërish pa ndihmën e mjekëve apo patericave, ndihet një energji e mirë e brendshme nga sportisti, për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Vetë Said beson se do të jetë gati për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe u ka premtuar fansave të tij se këtë do ta bëjë të mundur sepse është shumë i ri për ta lënë pasionin e tij përgjysmë nga një incident.

Shërim të shpejtë Said! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje