Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdon dueli Maxi Lopez – Icardi. Interisti: Unë nuk jam injorant si ai

Vazhdon dueli Maxi Lopez – Icardi. Interisti: Unë nuk jam injorant si ai
April 04
10:34 2016

Të gjithë e kujtojnë historinë “Maxi Lopez-Wanda Nara-Mauro Icardi”, këtë trekëndësh dashuri-tradhti që vazhdon edhe sot të ngjallë kureshtjen e ndjekësve të futbollit sa herë që dy futbollistët përballen me njëri-tjetrin.

E tillë ka qenë pritja edhe për përballjen e mbrëmjes së djeshme Inter-Torino (1-2), të vlefshme për javën e 31-të të kampionatit italian të futbollit. A do të takohen ata? Si do të reagojë njëri apo tjetri? Pyetje këto që morën përgjigje që në fillim të ndeshjes, ku gjatë dhënies rutinë të duarve, ish-bashkëshorti i Wandas, Maxi Lopez, ka zgjatur dorën drejt Icardit për ta tërhequr në moment të fundit.

Ky gjest nuk i ka pëlqyer sulmuesit të Interit, i cili në fund të pjesës së parë të ndeshjes komenton: “Janë gjëra që ndodhin, por gjithçka varet nga injoranca e njerëzve. Unë jam një person me edukatë”.

Vështirë që në këtë histori të kuptohet se cili është fajtori apo viktima; ama, një gjë është e sigurt… telenovela vazhdon!

Komento