Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Varane humbet finalen e Champions League. Në dyshim edhe për Euro 2016

Varane humbet finalen e Champions League. Në dyshim edhe për Euro 2016
May 22
18:30 2016

Raphael Varane pritet të mos marrë pjesë në finalen e Champions League, në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, pasi klubi ka konfirmuar se ai ka pësuar disa dëmtime në kofshë.

Varane i është nënshtruar disa testeve mjekësore të cilat kanë rezultuar se ka dëmtime të klasës së dytë të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është dhënë një afat kohor për rimëkëmbjen e qendërmbrojtësit. Si rezultat i këtij dëmtimi, Varane do të mungojë në ndeshjen me Atletico Madrid në “San Siro” dhe nuk dihet akoma në qoftë se do të marrë pjesë në fushatën e Francës për Euro 2016.

Etiketimet
Shperndaje