Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Van Gaal: Schweinsteiger mund të humbë Europianin!

Van Gaal: Schweinsteiger mund të humbë Europianin!
April 02
08:01 2016

Pak para ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Anglisë, në stërvitjen e fundit të ekipit, Bastian Schweinsteiger ndjeu dhimbje në ligamentin e gjurit të djathtë, gjë që e detyroi të humbte edhe ndeshjen pasardhëse ndaj Italisë. Por nuk mbetet me kaq, me shumë mundësi ky shqetësim do t’i kushtojë gjermanit edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, në Francë.

Për këtë është shprehur pesimist trajneri i Schweinsteiger te Manchester United, Van Gaal: “Kemi të bëjmë me një dëmtim tragjik, pasi pritshmëritë nuk janë aspak shpresëdhënëse. Unë shpresoj shumë që Bastian t’ia dalë, ama do të jetë tepër e vështirë”, – shprehet Van Gaal për “Manchester United TV”.

Ende nuk është thënë fjala përfundimtare, ama mungesa e një futbollisti si Schweinsteiger do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Low, për vetë eksperiencën dhe karizmën që ka mesfushori.

Komento