Valentino Rossi ia dhuron kupën e fituar një fëmije të sëmurë me kancer

Valentino Rossi me këtë gjest tregon që është kampion i vërtetë jo vetëm në gara, po edhe jashtë tyre.
Fituesi i 9 kampionateve të Moto GP u ka dhuruar buzëqeshje fëmijëve të sëmurë të Spitalit të Fëmijëve në Parma, duke u bërë dhuratë kupën e fituar në garën e Jerez-it, fundjavën që sapo kaloi.
Sipas asaj që raporton Parmadaily.it, përveç kupës së marrë në Spanjë, një delegacion i miqve dhe i fansave të Valentinos kanë shpërndarë dhurata dhe bluza me autografë të kampionit për fëmijët e spitalit.
Një ndër më të lumturit pas kësaj surprize ka qenë djaloshi i sëmurë i quajtur Lorenzo – tifoz i çmendur i Rossit, i cili mundi të mbante në duar trofeun e sapofituar nga idhulli i tij.
Një premtim i mbajtur nga Flavio Pratesi, anëtar i grupit të fansave “Valentino Rossi”, i cili në vizitën e fundit në këtë spital i kishte premtuar djaloshit të vogël se do t‘i sillte kupën e parë që 9 herë kampioni i botës do të fitonte këtë vit.