Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Usain Bolt, së shpejti te Borussia Dortmund…  

Usain Bolt, së shpejti te Borussia Dortmund…   
November 14
19:23 2016

Drejtuesi i ekipit të Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka konfirmuar se 9 herë kampioni olimpik, Usain Bolt, do të fillojë stërvitjen me ta.

Pak kohë më parë, vetë Bolt ka pranuar për “The Guardian” se ka qenë në bisedime me disa persona për të kaluar nga bota e atletikës tek ajo e futbollit.

“Nuk është një shaka. Një ditë Bolt do të stërvitet me ne. Sigurisht që ai nuk do të prezantohet kur të kemi 2 ndeshje brenda javës, por kur situata të jetë disi më e qetë. Jam i sigurt se skuadra do ta pëlqejë atë dhe trajneri është dakord”, – është shprehur Watzke për xhamajkanin.

Do të ishte shumë interesant fakti që një kampion i atletikës të bëjë një ndryshim kaq drastik, për t’u zhvendosur në fushën e blertë krah emrave të mëdhenj të futbollit, si Pierre-Emerick Aubameyang, Marco Reus apo Mario Gotze, edhe pse duket thuajse e pamundur që ai të zërë hapësira të mëdha në një skuadër si Borussia Dortmund. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje