Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Usain Bolt, hapi i radhës Hollywood-i

Usain Bolt, hapi i radhës Hollywood-i
November 23
14:00 2016

Ai është njeriu më i shpejtë në botë. 3 herë rresht kampion olimpik në disiplinat e 100 e 200 metërshit, si dhe kampion me skuadrën e sprintit të Xhamajkës.

Por ajo që e bën atë të veçantë është aktrimi i tij në pistë dhe sjellja jashtë sportit.

Usain Bolt është përfolur së fundmi për një debutim të mundshëm në botën e futbollit me Borussian e Dortmundit, por gjithashtu është përmendur edhe një mundësi për të bërë një film në Hollywood.

Një dokumentar për jetën e Bolt sapo është përfunduar dhe do të shfaqet javën e ardhshme si fillim në kinematë e Londrës.

Por gjithashtu ylli xhamajkan i sprintit ka marrë një sërë ofertash nga regjisorët e Hollywood-it.

Të presim nëse Bolt do të na surprizojë ashtu siç di të bëjë vetëm ai.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje