Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA pezullon dënimin ndaj ekipit të Skënderbeut!

UEFA pezullon dënimin ndaj ekipit të Skënderbeut!
June 16
18:50 2016

Nëpërmjet një komunikate në profilin zyrtar në Facebook, K.F. Skënderbeu njofton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë se ditën e sotme UEFA ka pranuar pezullimin  e Vendimit të Komisionit të Apelit të dhënë më datë 1 qershor 2016.

Kujtojmë se vendimi i parë i dënoi korçarët me përjashtim nga kompeticionet europiane për sezonin 2016-2017, për shkak të dyshimeve në lidhje me manipulimin e ndeshjeve.

Sipas asaj që shkruhet në komunikatë, Skënderbeu dhe UEFA kanë rënë dakord që procesi në CAS të zhvillohet përmes një procedure të përshpejtuar dhe pritet që vendimi përfundimtar të zyrtarizohet brenda datave 5 ose 6 korrik.

Në ditët në vazhdim priten informacione më të detajuara…